ZYRTARE: Chelsea zyrtarizon Romelu Lukakun
Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku nga Inter.
Sport
“Blutë” e Londrës kompletuan rikthimin e belgut për plotë 115 milionë euro, shkruan lajmi.net.
Lukaku pas dy edicioneve të shkëlqyera te Inter, rikthehet në “Stamford Bridge” duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me vlerë 12 milionë euro për sezon.
Këtë e konfirmoi Chelsea përmes një komunikate zyrtare.
He's back! Romelu Lukaku is, ???? ?????, a Chelsea player! ? #LukWhosBack pic.twitter.com/YscrJ2OiDn
— 90min (@90min_Football) August 12, 2021
Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Inter pas pak pritet ta zyrtarizojë ardhjen e pasuesit së Lukakut, pra Edin Dzeko nga Roma./Lajmi.net/