Ødegaard mbetet prioriteti kryesor i Arsenal

Klubi londinez, Arsenal është duke kërkuar për një mesfushor ofanziv këtë merkato verore.

Sport

12/08/2021 13:53

Mediat e ndryshme kanë raportuar se dy emrat më të lakuar për pozitën e pllejmejkerit për një lëvizje tek Arsenal, janë James Maddison dhe Martin Odegaard.

Sidoqoftë, Odegaard ka qenë gjithmonë prioriteti i parë i Arsenal, më shumë sesa Maddison, raporton Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, bordi i “Gunners” janë duke pritur për vendimin final në të ardhmen e Odegaard, dhe ata do të jenë gati më pas për të bërë ofertë për norvegjezin.

Joe Willock është pranë kompletimit të marrëveshjes me Newcastle pasi klubet kanë rënë dakord për një shumë rreth 25 milionë funte bashkë me bonuse, megjithatë kanë mbetur edhe disa detaje rreth kushteve personale. /Lajmi.net