Arteta paralajmron transferime të reja tek Arsenali
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka paralajmëruar transferime të reja tek Arsenali.
Sport
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta duke folur në konferencën për shyp para nisjes së sezonit të ri në Premierligë, ka lënë të kuptohet që “The Gunners” dëshirojnë të përmirësohen edhe më tutje gjë që do të thotë se ata janë të interesuar për të bërë transferime të reja, transmeton lajmi.net.
Arteta u shpreh i kënaqur me përforcimet që ka bërë klubi, por u shpreh që ekziston mundësia që të ketë edhe të tjera deri në fundin e afatit kalimtar veror.
“Në këtë periudhë të afatit kalimtar veror mendoj që kemi bërë disa gjëra që kemi dashur dhe kjo ia mundëson skuadrës që të jetë në nivel më të mirë”, tha Arteta.
“Tani ka ende kohë deri në fund të afatit kalimtar veror dhe do të shohim çfarë mund të bëjmë, unë fillimisht duhet të fokusohem me lojtarët që kam dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë deri në fund”, përfundoi Mikel Arteta./Lajmi.net/