Arsenali luan ndaj West Brom në Kupën Carabao
Mbrëmë është hedhur shorti i raundit të dytë të 'Carabao Cup' për sezonin 2021-22.
Sport
Ekipet që ndodhen në pjesën e lartë të tabelës së Premierligës nuk luajnë në këtë kompeticion deri në raundin e tretë, megjithatë ranglista e ulët e Arsenal ku ndodhesin sezonin e kaluar, të cilët përfunduan në pozitën e tetë bën që ata të luajnë në raundin e dytë në këtë kompeticion këtë sezon.
‘Topçinjtë’ janë në mesin e 13 skuadrave të Premier Ligës që nuk përfshihen në garat evropiane, të cilët do të hyjnë në garë në raundin e dytë.
‘Gunners’ do të përballen ndaj skuadrës së rënë nga liga sezonin e kaluar, West Brom, më 24 gusht, si mysafir.
Ndër skuadrat e tjera të Premier League të cilat do të luajnë në raundin e dytë është edhe Aston Villa e cila do të udhëtojë për në Barrow, ndërsa Newcastle do të përballet me Burnley, Leeds do të përballet me Crewe dhe Everton do të luajë me Huddersfield.
Nderkohë skuadrat si Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Leicester, West Ham dhe Tottenham do të kalojnë pa luajtur fare këtë raund, falë pozitave të larta që përfunduan edicionin e kaluar.
Manchester City ngriti Kupën Carabao në 2020-21, duke mposhtur Tottenhamin 1-0 në finale në Wembley.
Ishte sezoni i katërt radhazi që “Citizens” fituan Kupën Carabao, duke barazuar Liverpoolin për më së shumti tituj në historinë e këtij kompeticioni, me nga tetë. /Lajmi.net