Shuma marramendëse që Messi do të përfitojë për dy vite tek PSG-ja
Lionel Messi ka bërë bujë në futbollin botëror me transferimin e tij tek Paris Saint Germain.
Sport
Lionel Messi është transferuar tek PSG-ja pasi nuk arriti të finalizojë marrëveshjen me Barcelonën për zgjatjen e kontratës dhe më pas u transferua tek Paris Saint Germain.
Mirëpo, argjentinasi do të përfitojë një shumë të madhe parash në klubin francez edhe në formë të bonuesve.
Sipas, “Le Parisien”, Messi do të fitojë 41 milionë euro në vit për dy vitet e ardhshme, por 34 vjeçari do të përfitojë edhe 40 milionë euro tjera në formë të bonuseve vetëm sepse zgjodhi të transferohet tek PSG-ja.
Kjo e çon në 122 milionë euro neto fitimet e tij për dy vite, përkatësisht deri në vitin 2023. Në rast se Messi vazhdon kontratën edhe për një vit, ai do të fitojë rreth 163 milionë euro.
Në kuadër të 120 milionë eurove do t’i shtohen edhe objektivat e fitimit të Ligës së Kampionëve dhe të Topit të Artë me PSG-në, prandaj kjo bën që Messi te jetë lojtari më i paguar në Ligue 1 duke lënë pas Neymarin dhe Mbappen./Lajmi.net/