Mirëpritje e ‘çmendur’ e tifozëve të PSG-së për Messin

Sulmuesi Lionel Messi është prezantuar për herë të parë si lojtar i PSG-së.

Sport

11/08/2021 12:08

Argjentinasi foli në komunikatë për shtyp, derisa pastaj shkoi për t’u takuar me tifozët, transmeton lajmi.net.

Mijëra tifozë ishin mbledhur për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë duke festuar dhe brohoritur: ‘Messi, Messi, Messi’.

Kjo mirëpritje ishte shumë e madhe, sa që edhe vetë futbollisti mbeti i befasuar.

https://twitter.com/TeamLeo10i/status/1425398530122911749

Ndërkohë, Messi do mbajë numrin 30 në fanellë te PSG-ja./Lajmi.net/