Al-Khelaifi: Mbappe është lojtar i PSG-së, nuk largohet
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e ka konfirmuar qëndrimin e sulmuesit Kylian Mbappe.
Sport
Francezi ka edhe 12 muaj kontratë dhe është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave”, transmeton lajmi.net.
Por, Al-Khelaifi është i bindur që Mbappe nuk largohet dhe këtë e konfirmoi në prezantimin e Messit.
“Është lojtar i PSG-së. Publikisht ka thënë se nuk do të largohet, do qëndrojë”.
“Mbappe është Parisien. Është shumë garues dhe ka thënë që dëshiron skuadër garuese dhe nuk mendoj se ka skuadër tjetër garuese më shumë se kjo”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet çfarë do ndodh deri në fund të gushtit kur të mbyllet afati veror./Lajmi.net/