Ronaldinho pas transferimit të Messit: Ndjejë një skuadër kampione
Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho Gaucho ka reaguar pas transferimit të Lionel Messit te PSG.
Sport
Argjentinasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion për vazhdimi me një tjetër, transmeton lajmi.net.
Ronaldinho ka reaguar duke thënë se tani ndjen një skuadër kampione te “Parisienët”.
“Është lumturi për mua që kam luajtur në këto dy klube dhe shoh mikun tim me këtë fanellë, shpresoj të këtë momente gëzimi Leo. Jam shumë i lumtur edhe për partnerin Sergio Ramos në skuadër, jam duke ndjerë skuadër kampione hahaha”, shkroi ai.
É uma alegria muito grande por ter jogado nesses dois clubes e ver agora o meu amigo vestindo esta camisa, que venham muitos momentos de alegria Leo!!! Também fico muito feliz com o meu parceiro @sergioramos no time e um super elenco, to sentindo cheiro de Champions hein kkkk ?? pic.twitter.com/4cDlScpMJt
— Ronaldinho Gaúcho (@10Ronaldinho) August 10, 2021
Ndërkohë, Messi do mbajë numrin 30 në fanellë te PSG-ja, numër të cilin e kishte kur filloi karrierën te Barcelona./Lajmi.net/