KGjK themeloi komisionin për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme (të mbyllur) me një pikë të rendit të ditës: “Diskutim për veprimet e KGjK-së pas publikimit në media të bisedave të regjistruara ku përfshihet një anëtar i KGjK-së”.