Lëndohet një minator në minierën e Trepçës

Një punëtor i Trepçës ka pësuar lëndime në horizontin e dhjetë të minierës.

Lajme

04/08/2021 09:23

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur derisa punëtori ishte duke kryer një inspektim dhe i njëjti ka rënë nga në një gropë të thellë rreth dy metra.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës, ka rënë në një gropë rreth 2 m të thellë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia njofton se të lënduarit i është dhënë trajtimi mjekësor.

“Rasti vazhdon të jetë nën hetime”, njoftoi tutje policia. /Lajmi.net/