ZYRTARE: Santos konfirmon transferimin e Kaio Jorge te Juventus

Santos ka konfirmuar transferimin e talentit brazilian Kaio Joge te Juventus.

Sport

02/08/2021 22:53

Sulmuesi shihet si ndër lojtarët më të talentuar, andaj edhe trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar këtë transferim, transmeton lajmi.net.

Santos së fundmi përmes një komunikate konfirmoi transferimin e Jorge,

“Santos dhe Juventus kanë hyrë në negociata finale për transferimin e Kaio Jorge. Skuadra italiane ka pranuar kushtet dhe lojtari do lirohet të luajë në Evropë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, braziliani do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, derisa Juventus do paguajë 2.5 milionë euro plus 1.5 milionë euro bonuse./Lajmi.net/