Mbesin pa ujë tri lagje të Gjakovë

Lagjja Demjan, Shehu dhe Gërqina e poshtme në Gjakovë kanë mbetur pa ujë të pijes. “KRU” Gjakova njofton se pa ujë mbeten përshkak të një defekti që ndodhi në trafon energjetik.

Lajme

31/07/2021 10:25

“Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se si pasojë e një defekti në trafon energjetike, janë jashtë funksionit të tyre pompat e ujit në fshatin Demjan. Si pasojë, pa furnizim me ujë kanë mbetur fshati Demjan, Lagjja e Shehut si dhe Gërqina e poshtme. Posa të eliminohet defekti ne do ta rikthejmë furnizimin me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e “KRU” Gjakova. /Lajmi.net/