Agjenti i Bellerin në Londër, takohet me Arsenalin për të diskutuar të ardhmen e spanjollit

Hector Bellerin është gjithnjë e më afër largimit nga Emirates.

Sport

29/07/2021 10:56

Mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin është afër të largohet nga Arsenali pasi për të po interesohen, Interi dhe Atletico Madridi.

Sipas “Daily Star”, agjenti i spanjollit gjendet në Londër ku sot pritet të takohet me drejtuesit e Arsenalit për të vendosur të ardhmen e Bellerin në “Emirates”, transmeton lajmi.net.

Interi duket se është favorit për nënshkrimin e tij pas largimit të Achraf Hakimit tek PSG-ja.

Ende nuk dihet e ardhmja e spanjollit, por ai mund të largohet nga Arsenali para fillimit të sezonit të Premierligës, i cili fillon me 12 gusht./Lajmi.net/