Vdesin në rrethana të dyshimta tre persona në Kosovë, prokuroria heton rastet

Kanë nisur hetimet për vdekjen e tre personave në Kosovë të cilët po vlerësohet se vdiqën ne rrethana te dyshimta.

Lajme

27/07/2021 09:19

Lidhur më këto rast, prokuroria ka urdhëruar që hetohet nëse ishin vdekje natyrale, apo të shkaktuar nga faktorët e tjerë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF-Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Po ashtu, policia ka njoftuar se në Lipjan viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Edhe në Prizren është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. /Lajmi.net/