Në paraburgim qe dy vjet për vrasje, shtyhet seanca në mungesë të avokatit nuk deklarohet rreth akuzës tjetër se goditi me shkop në kokë të dëmtuarin

I akuzuari Besmir Ismajl se ka goditur me shkop në kokë të dëmruarin, ka refuzuar të deklarohet rreth fajësisë në shqyrtimin fillestar pa e pasur prezentë avokatin mbrojtës.

Lajme

22/07/2021 20:53

Këtë deklarim Ismajli e ka bërë të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj derisa ka bërë të ditur se ndodhet në paraburgim qe dy vjet për vrasje. Ai ka thënë se nuk ka pasur mundësi ta njoftojë avokatin që e ka mbrojtës edhe në lëndën tjetër, Ymer Huruglica.

“Unë kam avokatin tim i cili nuk është njoftuar për seancë të sotme pasiqë unë jam në paraburgim që dy vite për veprën penale të vrasjes, dhe nuk kam mundur ta kontaktoj që të jetë prezent edhe për këtë çështje”, ka thënë i akuzuari Besmir Ismjali

I njëjti tha se për seancë të radhës do ta njoftojë avokatin e tij.

Në këto rrethana, gjykatësja Hakile Ilazi seancën e radhës e caktoi më 07 shtator 2021 ora 09:00.

Ndryshe, në sallë të gjykimit ishte prokurori Besnik Nuredini dhe i dëmtuari Fatmir Bajrami, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, Besmir Ismajli akuzohet se më 22 gusht 2015 rreth orës 11:30 në fshatin Komugllavë Komuna e Ferizaj, kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarin Fatmir Bajramin, në atë mënyrë që derisa i pandehuri së bashku me një punëtor nga Shqipëria, kishin qenë duke i kullotur bagëtitë në livadhin e të dëmtuarit, dhe derisa i dëmtuari i kishte larguar bagëtitë nga prona e tij, i pandehuri me një shkop druri e kishte goditur në kokë në anën e djathtë, ku si pasojë e këtyre goditjeve i dëmtuari Fatmir Bajrami, kishte pësuar lëndime të rënda trupore, dhe atë thyerje vizore (lineare) e kocës në regjionin tëmthoro-muror të kokës me gjakmbledhje mbi cipën e fortë trunore në regjionin e njëjtë, të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë mbrehtës (jo i mprehtë i topitur) të përshkruara në ekspertizën mjeko-ligjore të datës 27 maj 2016.

Me këtë ka kryer veprën penale lëndim i rëndë nga neni 189 paragrafi 1 të Kodit Penal, ku dënimi parashihet.