Arben Zharku reagon pasi u suspendua pas kthimit nga Festivali i Filmit në Kanë
Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës pezulloi nga detyra drejtorin e QKK-së pasi u rikthye nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë.
ShowBiz
Arbeni Zharku tha për Telegrafin se kjo që ndodhi është një procedurë e zakonshme deri sa Komisioni i MKRS-së t’i trajtojë çështjet e e ngritura nga këshilli, shkruan lajmi.net.
“Po është e vërtetë për pezullimin tim nga puna. Është procedurë normale suspendimi deri sa Komisioni i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i trajtojë çështjet e ngritura nga Këshilli Drejtues dhe të dalë me konstatim”, ka thënë Arben Zharku.
Arben Zharku mori pozitën e drejtorit të QKK-së në shkurt të vitit 2018.
Ai pak ditë më parë ishte prezent në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, teksa shkroi atje për të përkrahur projektet kinematografike vendore “Pa Vend” dhe “Luaneshat e Egra”, filma të cilët ishin pjesëmarrës në edicionin e këtij viti.
I pranishëm në Festivalin e Filmit në Kanë ishte edhe Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili shkroi atje së bashku me bashkëshorten dhe vajzën në mbështetje të delegacionit kosovar./Lajmi.net/