El Pais: Southgate zgjodhi gjuajtësit e penalltive sipas një algoritmi
Gareth Southgate është bërë cak i lajmeve shkaku i zgjedhjeve të tij për penalltitë në "Euro 2020".
Sport
Anglia humbi penalltitë duke humbur njëherësh edhe finalen e “Euro 2020” ndaj Italisë.
Të gjithë u çuditën kur panë emra të rinj si Sancho (21 vjeçar), Rashford (22 vjeçar) dhe Saka (19 vjeçar) që gjuajtën penalltitë dhe i humbën ato.
Mirëpo, sipas gazetës spanjolle, El Pais, Gareth Southgate e kishte bërë këtë zgjedhje përmes një algoritmi, transmeton lajmi.net.
Sipas artikullit, Southgate i ka besuar një studimi shkencor i bërë nga një grup shkencëtarësh të cilët përmes një llogaritje i kanë sugjeruar kush duhet të gjuajë penalltitë.
(Kane, Maguire, Rashford, Sancho dhe Saka) të gjithë ishin të zgjedhur nga algoritmi.
Ekspertët, të udhëhequr nga Mark Bullingham e kishin zgjehdur një metodë matematikore të njjohur si “Big Data” e përdorur në bejsboll.
Edhe Southgate e mbrojti idenë e tij.
“Kemi analizuar mijëra penallti, kemi ndryshuar kulturën tonë. Historikisht Federata ishte parë si një grup njerëz të vjetër me kravata të shkëputur nga shoqëria. Duhej të modernizoheshim”, përfundoi Gareth Southgate./Lajmi.net/