ZYRTARE: Almir Kryeziu transferohet te KF Drita
KF Drita ka transferuar sulmuesin Almir Kryeziu.

Sport
Drita ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para fillimit të sezonit të ri, shkruan lajmi.net.
Gjilanasit së fundmi kanë shtuar në radhët e tyre edhe Kryeziun.
Sulmuesi së fundmi ishte pjesë e Arbërisë ku zhvilloi 34 paraqitje sezonin e kaluar duke realizuar pesë gola dhe katër asistime.
Reprezentuesi i Kosovës U21 ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me Driten.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Dritës përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook. /Lajmi.net/