Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamjet pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u shkrumbua plotësisht, raporton tch. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera…

Lajme

17/10/2026 23:25

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme.

Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u shkrumbua plotësisht, raporton tch.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të godinës.

Pas shuarjes së zjarrit, në ambientet e prekura mbetën dëmtime të dukshme, mes tyre dritare të thyera, tavolina të djegura dhe dosje të shpërndara.