Lëngu perfekt natyral perfekt për rritjen e energjisë dhe imunitetit

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë. Këto lëngje zakonisht përfitohen nga shtrydhja ose copëzimi i tulit të tyre. Përbërësit 1 panxhar i qëruar 500 gramë karrota të qëruara 700 gramë portokalle të qëruara Prini panxharin, karrotat dhe portokallet në copa…

Lifestyle

01/07/2021 10:20

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Këto lëngje zakonisht përfitohen nga shtrydhja ose copëzimi i tulit të tyre.

Përbërësit

1 panxhar i qëruar

500 gramë karrota të qëruara

700 gramë portokalle të qëruara

Prini panxharin, karrotat dhe portokallet në copa të mëdha. Kur të pastroni dhe të prisni panxharin ju këshillojmë të përdorni dorashka kuzhine, që të evitoni njollat që lë lëngu i tij.

Të gjitha copëzat hidhini në shtrydhëse dhe për 2-3 minuta do të keni gati një lëng shumë të shëndetshëm dhe të shijshëm.

Panxhar, Mollë Karrotë

1 panxhar i madh i qëruar

2 karrota të mëdha

1 mollë jeshile

Priteni panxharin dhe më pas hidheni në shtrydhësen e frutave së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë. Hidheni lëngun në gotë dhe shijojeni plotësisht duke përfituar një dozë  ideale ushqyesish për shëndetin tuaj.

Ky lëng ofron shumë energji, lufton lodhjen dhe e ndihmon organizmin të furnizohet denjësisht me oksigjen.

Molla është një tjetër frut që përshtatet mirë me panxharin. Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin./Lajmi.net/