Raportimet për UFO: Si i shpjegon SHBA pamjet
Task forca tani është duke kërkuar mënyra të reja për të mbledhur më shumë raporte dhe informacion, duke theksuar se fondet shtesë mund të studiojnë më tej temat e paraqitura në këtë raport.
Fun
Qeveria amerikane ka thënë se nuk ka asnjë shpjegim për dhjetëra objekte fluturuese të paidentifikuara të vërejtura nga pilotët ushtarakë, shkruan BBC.
Një raport i Pentagonit i publikuar dje thotë për 144 raporte të bëra në lidhje me fenomenet që nga viti 2004, të gjitha përveç njërës, mbeten të pasqaruara. Nuk përjashtohet mundësia që objektet të jenë jashtë-tokësore, transmeton lajmi.net.
Kongresi kërkoi raportin pasi ushtria amerikane raportoi shumë shembuj të objekteve që shiheshin duke lëvizur në mënyrë të parregullt në qiell. Pentagoni më pas krijoi Task Forcën e Fenomeneve Ajrore të Paidentifikuara gushtin e kaluar për të parë raportet.
Detyra e grupit ishte të zbulonte, analizonte dhe katalogonte këto ngjarje, si dhe të hetonte në natyrën dhe origjinën e UFO-ve, tha Pentagoni.
A zbuloi raporti ndonjë gjë të re?
Raporti i ndërmjetëm i publikuar dje tha se shumica e 144 rasteve të raportuara të “fenomeneve ajrore të paidentifikuara” (UAP), erdhën në dy vitet e fundit, pasi marina amerikane vendosi një mekanizëm të standardizuar raportimi.
Sipas raportit, për 143 nga rastet e raportuara, mungon informacioni i mjaftueshëm. Në mënyrë thelbësore, ai tha se nuk kishte “asnjë tregues të qartë se ka ndonjë shpjegim jo-tokësor” për objektet fluturuese, por gjithashtu nuk e përjashtoi atë.
Raporti tha se disa mund të jenë teknologji nga një komb tjetër si Kina ose Rusia, të tjerët mund të jenë fenomene natyrore atmosferike si kristalet e akullit që mund të regjistrohen në sistemet e radarëve, etj.
Task forca tani është duke kërkuar mënyra të reja për të mbledhur më shumë raporte dhe informacion, duke theksuar se fondet shtesë mund të studiojnë më tej temat e paraqitura në këtë raport. /Lajmi.net/