Real Madrid nuk konsideron opsione tjera përveç Mbappe dhe Haaland

Gjiganti spanjoll, ka prioritet nënshkrimin e njërit prej sulmuesve Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Sport

24/06/2021 21:52

Sipas gazetës ‘Marca’, nëse Real Madrid nuk arrijnë të nënshkruajnë me Mbappe, atëherë i gjithë fokusi i drejtuesve Madrilenë do të drejtohet drejt Erling Haaland, transmeton lajmi.net.

Në ditët e fundit është raportuar që “Los Blancos” kanë shprehur interesim për qendër-sulmuesin Alexander Isak, por duket që nuk ka asgjë të vërtetë.

‘Mbretërit’ që disa muaj janë duke punuar për të siguruar nënshkrimin e njërit mes Mbappe ose Haaland, por në klub ai që preferohet më shumë është francezi. /Lajmi.net/