Proprioceptimi, shqisa jonë e 6-të e padukshme
Proprioceptimi është një element kyç i “sistemit tonë global të pozicionimit”, që është thelbësor në jetën tonë të përditshme, pasi ne duhet të dimë se ku jemi në mënyrë që të lëvizim diku.
Fun
Shikimi, dëgjimi, nuhatja, shijimi, prekja dhe proprioceptimi. Proprioceptimi? Pak njerëz e njohin këtë term, megjithëse studimet e para mbi të në shekullin XIX-të, u kryen nga disa prej gjigantëve të neuroshkencës:Klod Bernard që kishte një universitet francez me emrin e tij, Sër Çarls Bell dhe Sër Çarls Sherrington që fitoi çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1932, i cili edhe e shpiku termin proprioceptim, shkruan Bota.al.
Pra, çfarë është proprioceptimi? Është kuptimi që na lejon të ndiejmë dhe lokalizojmë pjesët e trupit tonë. Mbyllni sytë, kërkojini dikujt të lëvizë këmbën tuaj të djathtë, dhe ju ende e dini se ku është ajo, transmeton lajmi.net.
Në fakt, ju mund ta përshkruani pozitën e trupit tuaj falë integrimit teksistemi nervor të sinjaleve neurofiziologjike tek receptorët – proprioceptorët – muskujt, tendinat, nyjet dhe lëkura që janë të ndjeshme ndaj gjatësisë dhe forcës së muskujve dhe ndaj rrotullimit të nyjeve.
Proprioceptimi është një element kyç i “sistemit tonë global të pozicionimit”, që është thelbësor në jetën tonë të përditshme, pasi ne duhet të dimë se ku jemi në mënyrë që të lëvizim diku. Proprioceptimi na mundëson të përcaktojmë pozicionin, shpejtësinë dhe drejtimin e secilës pjesë të trupit, pavarësisht nëse e shohim apo jo, dhe kjo i jep mundësi trurit që të drejtojë lëvizjet tona.
Për të kuptuar rolin e proprioceptimit, studiuesit kanë studiuar pacientë të rrallë, që janë privuar nga ajo për shkak të sëmundjes së nervave të tyre periferikë. Individë të tillë, nuk janë në gjendje të kryejnë lëvizje të koordinuara. Oliver Saks e përshkruan një rast të tillë në kapitullin e librit best-seller “Njeriu që e ngatërroi gruan e tij për një kapelë” (1985).
Në këtë libër, personazhi Kristina është një grua e re që mezi qëndron në këmbë. Rastet e tjera të ngjashme u studiuan nga shkencëtarët. Historia e Jan Uoterman rreth “trupit të tij të humbur” ishte në fokusin kryesor të një dokumentari të BBC-së në vitit 1997 “Njeriu që humbi trupin e tij”.
Jan ishte 19 vjeç kur humbi proprioceptimin dhe shqisën e prekjes, si rezultat i një reagimi autoimun ndaj një infeksioni viral. Është e vështirë ta kuptosh defiçitin e tij shqisor, pasi humbja e tij nuk mund të simulohet si një humbje e shikimit apo e dëgjimit, përmes lidhjes së syve apo mbylljes së veshëve.
Ajo ndjenjë është shumë afër anestezisë, kur në një mot vërtet të ftohtë nuk mund t’i ndiejmë gishtat, ose kur përjetojmë ndjesinë e një “gjymtyre të vdekur”për shkak të pozicionimit tëtrupit dhe ndërprerjes së furnizimit me gjak të sensorëve. /Lajmi.net/