Vazhdimi i kontratës së Dybalas, prioritet për Juventusin

Paulo Dybala pritet të vazhdojë kontratën e tij me Juventusin.

Sport

22/06/2021 17:40

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, me ardhjen e Massimiliano Allegrit tek Juventusit, ai u ka bërë të qartë drejtuesve që dëshiron rinovimin e kontratës së Dybalas, transmeton lajmi.net.

Përpos transferimit të Manuel Locatellit, sipas Agrestit, rinovimi i Dybalas është prioriteti më i madh i klubit.

Juventusi do t’ia paraqesë një ofertë për rinovimin e kontratës argjentinasit në ditët e ardhshme./Lajmi.net/