Pas dështimit te kalimi te Tottenham, Fonseca nis negociatat me klubin tjetër
Ish trajneri i Romës, Paulo Fonseca është në negociata me Fiorentinan, pasi kalimi te Tottenham dështoi.
Sport
Tekniku portugez ishte pranë kalimit te Spurs, mirëpo gjithçka dështoi pasi klubi anglez refuzoi t’ia paguante taksat.
Sipas CaughtOffside, Fonseca është në negociata me Fiorentinan, derisa së shpejti do këtë edhe takim.
Ndërsa, sa i përket Tottenhamit, prioritet është Gennaro Gattuso që i dha fund bashkëpunimit me Fiorentinan pas vetëm 23 ditëve.
Ndërkohë, opsion mbetet edhe ishi i Leicester Cityt, Claudio Ranieri./Lajmi.net/