Probleme me periodat pas marrjes së vaksinës anti-Covid, ja ç’mendojnë ekspertët amerikanë
Në një postim në Twitter, profesoresha e asociuar e Universitetit të Illinois, Kate Clancy, shkroi këtë...
Lajme
Vaksina anti-Covid, ashtu si çdo vaksinë tjetër, shoqërohet me disa efekte anësore si ethe, dhimbje muskulore, dhimbje koke e ndonjëherë edhe ndjesi të vazhdueshme të vjelli, shkruan Living.
Së fundmi, shumë gra në të gjithë botën kanë treguar se kanë patur probleme me ciklin menstrual si psh perioda më të bollshme se zakonisht, ngërçe të dhimbshme dhe dhimbje menstruale të pazakonta, pasi janë vaksinuar, transmeton lajmi.net.
Shumica e tyre janë të lehta dhe zgjasin 48 orë, por disa mund të shfaqen më vonë.
Por a janë ndryshimet në perioda një efekt i vaksinës?
Nuk ka ende një studim të mirëfilltë për këtë lidhje. Sipas CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) dhe Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
Në një postim në Twitter, profesoresha e asociuar e Universitetit të Illinois, Kate Clancy, shkroi:
” Është e natyrshme që marrja e vaksinës ttë ndikojë përkohësisht në aspekte të tjera të shëndetit, si cikli menstrual. Ka kaluar një javë e gjysmë pas dozës së parë të Moderna-s dhe kam më shumë gjakderdhje se zakonisht, si të isha në të 20-at. Nuk e di nëse kjo situatë do të zgjasë gjatë, s’kemi akoma studime të mirëfillta në këtë fushë”. /Lajmi.net/