3 mënyra të thjeshta për të eliminuar erën e pakëndshme të këpucëve
Për ta pasur gjithmonë nën kontroll këtë situatë, mjafton të ndjekësh tre hapa fare të thjeshtë dhe pa shpenzime!
Lifestyle
Era e pakëndshme e këpucëve është diçka vërtet e tmerrshme që bezdis këdo. Zoti të faltë nëse shkon në shtëpinë e ndonjë miku dhe ai të lutet t’i nxjerrësh këpucët jashtë, shkruan Revista Class.
Shumë faktorë mund ta shkaktojnë erën e pakëndshme të këpucëve, një ndër to është lagështira apo prania e baktereve në çdo ambient, transmeton lajmi.net.
Për ta pasur gjithmonë nën kontroll këtë situatë, mjafton të ndjekësh tre hapa fare të thjeshtë dhe pa shpenzime:
Sodë buke. Ke dëgjuar për mbajtjen e sodës në frigorifer apo jo? Është pothuaj e njëjta gjë edhe për këpucët. Spërkati këpucët me pak sodë buke dhe lëri ashtu gjatë gjithë natës. Para se t’i veshësh në mëngjes, pastroji nga soda.
Mbeturina prej letre. Zakonisht janë materiale që përdoren për të bllokuar hapësirat e dyerve, por pse të mos i përdorësh edhe për këpucët? Një sasi letrash të bëra shuk vendosi në këpucë gjatë natës. Ato do të thithin të gjithë lagështirën dhe do ta largojnë erën e keqe të këpucëve.
Në akull. Futi këpucët në një qese të erret dhe futi në frigorifer.Temperaturat e ulëta do të vrasin të gjitha bakteret, kështu që frigoriferi është mënyra më e mirë për të larguar erën e keqe.
Lamtumirë erës së pakëndshme të këpucëve. /Lajmi.net/