Aksident në mes të autobusit të “Trafikut urban” dhe një kamioni, bllokohet rruga “Agim Ramadani”
Është bllokuar rruga “Agim Ramadani” në Prishtinën si shkak i një aksidenti.
Lajme
Një kamion i vogël është ndeshur me një autobusë të ndërmarrjes publike komunale “Trafiku Urban”.
Aksident ka ndodhur sot rreth orës 13:10 në rrugën “Agim Ramadani”, shkruan lajmi.net.
Kjo ka bërë që të krijohen kolona shumë të gjata të veturave në trafik.
Pos dëmeve të vogla materiale nuk ka të lënduar. /Lajmi.net/
