Juventus përgatit ofertë për Dembelen
Juventus planifikon ta transferojë sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele gjatë verës dhe do bëjë gjithçka të mundur ta realizojë marrëveshjen.
Sport
Dembele që është duke luajtur në Kampionatin Evropian me Francën, ende nuk e ka rinovuar kontratën që i skadon vitin tjetër, transmeton lajmi.net.
Barcelona ia ka bërë të qartë se nëse nuk rinovon, atëherë do ta shesin.
“Bianconerët” synojnë ta përforcojnë sulmin, andaj e shohin Dembele si ideali.
Duke parë mundësitë e mëdha që Cristiano Ronaldo të largohet nga Torino në javët në vijim, Juventus është në negociata të avancuara me agjentin e lojtarit.
Propozimi i Juventusit është 9 milionë euro për pesë vitet e ardhshme, duke i përmirësuar kushtet në krahasim me ato që fiton te Barcelona.
Tani, duhet vetëm që të gjendet ‘gjuha e përbashkët’ mes dy klubeve, në mënyrë që lojtari të mos largohet verën tjetër si agjent i lirë./Lajmi.net/