ZYRTARE: Juventusi ia vazhdon huazimin Moratas edhe për një vit

Alvaro Morata do të jetë lojtar i Juventusit edhe sezonin e ardhshëm.

Sport

15/06/2021 21:55

Juventusi ka bërë të ditur përmes uebfaqes zyrtare të klubit që sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe sezonin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Juventusi ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për zgjatjen e huazimit edhe për një vit, përkatësisht deri në vitin 2022.

Morata ka regjistruar 137 ndeshje, 79 prej tyre si titullar duke shënuar 47 gola dhe 27 asistime./Lajmi.net/