UEFA e konfirmon, Juventusi do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm

Juventusi nuk do të përjashtohet nga garat evropiane.

Sport

15/06/2021 18:42

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, UEFA sapo i ka kumtuar lajmin skuadrës italiane Juventus, që ata do të jenë pjesëmarrës në seszonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi një betejë e ashpër e “Bianconerëve” me UEFA-në po vazhdon sa i përket Superligës Evropiane.

Ceferin kishte deklaruar se Juventusi do të përjashtohet, por tani UEFA ka konfirmuar të kundërtën. Juventus do të merr pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm dhe nuk do të ketë ndonjë penalizim./Lajmi.net/