Revolucion te City, shtatë lojtarë në shitje

Manchester City ka vendosur t'i shesë shtatë lojtarë që të rris fundet për transferime të reja.

Sport

15/06/2021 10:47

Trajneri Pep Guardiola dëshiron përforcime në mesfushë dhe sulm dhe është i lidhur me transferimet si Jack Grealish nga Aston Villa dhe Harry Kane i Tottenham, përcjellë lajmi.net.

Me largimin e legjendës Sergio Aguero te Barcelona, City dëshiron transferimin e një qendërsulmuesi dhe Harry Kane është prioritet.

Grealish është admirues i madh nga Guardiola, derisa kalimi te kampioni i Anglisë do ta motivonte edhe kapitenin i Villas.

Sipas Birmingham Mail, dyshja portugeze Bernardo Silva dhe Joao Cancelo janë dy nga shtatë lojtarët që City është i përgatitur t’i shesë për të rritur fundet.

Raheem Sterling, Gabriel Jesus, Riyad Mahrez dhe Ilkay Gundogan janë katër lojtarët e tjerë titullarë që do largohen nga “Emirates”.

Me shitjen e tyre, City do ta kishte më të lehtë transferimin e Grealish dhe Kane, që vlerësohen nga 100 milionë euro secili./Lajmi.net/