Paratici ka pranuar kushtet e Tottenhamit, zyrtarizimi çështje kohe
Fabio Paratici do të jetë Drejtori sportiv i ri i Tottenham Hotspur.
Sport
Ish-Drejtori sportiv i Juventusit, i cili i dha fund periudhës së tij në Torino pas 11 vitesh me Juventusin, do të vazhdojë karrierën në Londër tek Tottenahm Hotspur.
Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti ka konfirmuar se Paratici ka pranuar kushtet e “Spurs” dhe marrëveshja ndërmjet palëve ka përfunduar.
Zyrtarizimi i tij në rolin e Drejtorit sportiv do të ndodhë në ditët e ardhshme, sipas marrëveshjes Paratici do të ketë fuqinë të vendos edhe për menaxherin e ri./Lajmi.net/
#Paratici ha accettato la proposta del #Tottenham: nei prossimi giorni la firma // Paratici has accepted #THFC bid: he‘ll sign on next days his contract with Spurs ⚪️??@GoalItalia @goal
— Romeo Agresti (@romeoagresti) June 5, 2021