ZYRTARE: Romero largohet nga Manchester United

Sergio Romero nuk do të jetë më pjesë e Manchester United.

Sport

05/06/2021 08:48

Ish-portieri i Manchester United, argjentinasi Sergio Romero do të duhet të gjejë një klub të ri, shkruan lajmi.net.

Romero u transferua në Manchester United në vitin 2015, pas një paraqitje fantastike në Kupën e Botës ku arriti në finale.

Ai kishte zhvilluar vetëm shtatë paraqitje në Premierligë në gjashtë vite qëndrim tek Man Utd, dhe në total 61 paraqitje për klubin.

Manchester United ka njoftuar se kontrata e Romeros nuk do të rinovohet dhe ai do të largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm./Lajmi.net/