Paratici afër kalimit te Tottenham

Drejtori sportiv, Fabio Paratici, është afër kalimit te skuadra anlgeze, Tottenham.

Sport

04/06/2021 18:47

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja midis ish-drejtorit të Juventusit, Fabio Paratici, dhe Tottenham për t’u bërë drejtori i ri i tyre do të përfundojë së shpejti, raporton lajmi.net.

Paratici do të bashkohet me Spurs, pavarësisht nga vendimi i Antonio Contes.

Duke parë shoqërinë që ka Paratic me Conten, ka gjasa të mëdha që edhe Conte ti bashkohet Tottenham ditëve në vijim. /Lajmi.net/