Chelsea dëshiron t’ia rinovojë kontratën Armando Brojas
Armando Broja duket se do të vazhdojë të jetë lojtar i Chelseat edhe në të ardhmen.
Sport
Broja ka shkëlqyer në këtë sezon në Holandë tek skuadra Vitesse, skuadër e cila e ka marrë shqiptarin në huazim nga gjiganti anglez, Chelsea.
Sipas “SkySports”, Broja ka bindur drejtuesit e “The Blues” dhe po menaxheri Thomas Tuchel e dëshiron atë në skuadrën e parë për sezonin e ardshhëm si pjesë të projektit të tij, transmeton lajmi.net.
Broja ka shënuar 11 gola në 36 paraqitje me Vitessen ku i ka ndihmuar ata të sigurojnë vendin e katërt në Eredivisie. Sipas artikullit, Tammy Abraham dhe Olivier Giroud do të largohen nga Chelsea dhe Broja do të inkuadrohet në skuadrën e parë ku shihet si një lojtar i rëndësishëm nga Tuchel.
Broja e kishte bërë debutimin e tij me Chelsean në ndeshjen ndaj Evertonit nën urdhërat e menaxherit, Frank Lampard./Lajmi.net/
Chelsea are set to open negotiations with Armando Broja over a new contract, with head coach Thomas Tuchel considering including the teenage forward in his Premier League squad next season.
— Sky Sports (@SkySports) June 3, 2021