De Ligt del haptazi kundër marrjes së vaksinës ndaj COVID-19
Mbrojtësi i Juventusit dhe Holandes, Matthijs De Ligt është deklaruar se nuk dëshiron të vaksinohet kundër COVID-19.
Sport
De Ligt i cili pritet të udhëheqë Kombëtaren e Holandës në Kampionatin Evropian, ka deklaruar se marrja e vaksinës nuk është e detyrueshme.
Sipas “ESPN”, holandezi është kategorikisht kundër vaksinimit, gjë që mund të rrezikojë paraqitjen e tij në “Euro 2020” në rast se nuk vaksinohet, transmeton lajmi.net.
“Unë nuk e kam marrë ende vaksinën”, tha ai.
“Nuk është e detyrueshme, mendoj që çdokush është i aftë të vendos për trupin e tij”, shtoi ai.
“Rreziku për infektim është gjithmonë aty, por unë mundohem të kem kontakt sa më të paktë me njerëzit jashtë Kombëtares Holandeze”, deklaroi Matthijs De Ligt./Lajmi.net/
Matthijs de Ligt has decided against taking a COVID-19 vaccine. pic.twitter.com/4P6Xhc8MOP
— ESPN FC (@ESPNFC) May 29, 2021