Guardiola konfirmon qëndrimin në Man City pavarësisht rezultatit të finales së Ligës së Kampionëve
Pep Guardiola ka konfirmuar të ardhmen në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Chesleat.
Sport
Manchester City do të përballet me Chelsean nesër në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.
Para ndeshjes, Pep Guardiola u pyet nëse do të qëndrojë në Manchester City në rast se ata humbin finalen.
Ai theksoi se do qëndrojë pavarësisht rezultatit dhe fokusi i tij është vetëm për nesër.
“Unë do të qëndroj në Manchester City, çfarëdo që të ndodhë nesër, humbje apo fitore”, tha Guardiola.
“Edhe humbja edhe fitorja nuk do ta ndryshojnë të ardhmen time”, përfundoi Pep Guardiola./Lajmi.net/