Tottenham në bisedime me Pochettino për kthimin në klub
Mauricio Pochettino dhe Tottenham janë në bisedime për një rikthim të mundshëm.
Sport
Sipas The Athletic dhe Di Marzio, Spurs po kërkojnë rikthimin e Pochettinos në skuadër, vetëm 18 muaj pas largimit të tij, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë pasi PSG nuk pritet që të pranojë largimin e argjentinasit.
Nëse Pochettino vendos në fund të fundit që ai dëshiron të kthehet në Tottenham, ai pritet të japë dorëheqje te bordi, si presion për ta larguar atë.
Një operacion i tillë duket i pamundur, kjo pasi Pochettino ka 1 vit kontratë të mbetur në marrëveshjen me klubin./Lajmi.net/