City rivalizon Barcelonën për Gosens

Kampioni i Premierligës, Manchester City i është bashkuar garës me Barcelonën për shërbimet e mbrojtësit të Atalantas, Robin Gosens.

Sport

26/05/2021 09:09

26-vjeçari ka qenë ndër yjet në Seria A për disa edicione dhe forma e mirë ka bërë të fitojë ftesën nga Joachim Low në Kombëtaren e Gjermanisë, transmeton lajmi.net.

Barcelona thuhet se ka përgatitur ofertë për Gosens, por sipas Sport, City gjithashtu ka shprehur interesim në mbrojtësin.

Atalanta do ta konsiderojë shitjen e gjermanit, vetëm nëse ofrohen 35 milionë euro në tavolinë.

Gosens këtë edicion ka qenë i mrekullueshëm duke shënuar 12 gola dhe dhuruar tetë asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/