E konfirmon drejtori i Juventusit: Ronaldo nuk është i lënduar
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se ylli Cristiano Ronaldo nuk është lënduar.
Sport
Portugezi është në stol në ndeshjen e fundit të Seria A, vendim nga Andrea Pirlo që befasoi të gjithë, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Paratici ka zbuluar se Ronaldo nuk është i lënduar.
“Cristiano Ronaldo nuk është i lënduar. Ka luajtur shumë ndeshje në ditët e fundit, të mërkurën ishte ndeshje shumë e rëndësishme”.
“Bashkë me Pirlon, vendosëm që Ronaldo të mos jetë titullar. Por, ai është i gatshëm”, deklaroi ai.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do Ronaldo do zhvillojë ndonjë minutë në pjesën e dytë./Lajmi.net/