Përfundon pjesa e parë në “Alfredo di Stefano”, Reali në disavantazh

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Real Madridit dhe Villarealit.

Sport

22/05/2021 18:46

“Los Blancos” edhe pse e filluan ndeshjen mirë, ata u gjendën në disavantazh në pjesën e parë ndaj Villarrealit, shkruan lajmi.net.

Ishte sulmuesi në formë, Gerard Moreno ku dhuroi një asistim për Pino, i cili shënoi gol në min 20’.

Ky gol ishte i mjaftueshëm për të mbajtur epërsinë në pjesën e parë.

Zidane duket se do të bëjë gjithçka që të rikthehet në pjesën e dytë.

Rezultati i pjesës së parë, Real Madrid 0-1 Villareal./Lajmi.net/