Sporting Lisbon shpallet kampion i Portugalisë pas 19 viteve

Sporting Lisbon janë shpallur kampion pas fitores së tyre fituar 1-0 ndaj Boavista në kuadër të Ligës së Portugalisë.

Sport

11/05/2021 23:28

Këtë sezon, Sporting ishin të pandalshëm duke fituar kampionatin pa asnjë humbje të vetme, raporton lajmi.net.

Kjo është hera e parë që skuadra fiton këtë trofe që nga viti 2002.

Edhe pse lojtarët e tyre kryesor vazhduan të largohet ndër vite nga ta, në fund Sporting arriti që të fitojë titullin e kampionit.

Gjatë tërë kampionatit, ata kanë pranuar vetëm 15 gola dhe ky është titulli i 19-të në histori të klubit sa i përket ligës portugeze./Lajmi.net/