Aguero kërkon falje për penaltinë e humbur
Kun Aguero ka kërkuar falje për "vendimin" e tij të gabuar.
Sport
Sulmuesi argjentinas ishte titullar në ndeshjen ndaj Chesleat në kuadër të xhiros së 35-të të Premierligës pas shumë kohësh, shkruan lajmi.net.
Manchester City fitoi një penalti në minutat e fundit të pjesës së parë ndaj Chelseat në “Etihad” dhe Aguero morri përsipër përgjegjësinë për gjuajtjen e penaltisë, por e humbi atë.
32 vjeçari u mundua të shënojë me një “panenka” të plogësht, ku portieri Eduard Mendy e lexoi lëvizjen e tij.
Tani ai ka kërkuar falje të gjithë tifozëve, stafit dhe bashkëlojtarëve për humbjen e penaltisë. Aguero zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter për ta bërë një gjë të tillë.
“Unë do të doja t’u kërkoja falje shokëve të ekipit, stafit dhe mbështetësve të mi për humbjen e penalltisë. Ishte një vendim i keq dhe unë marr përgjegjësinë e plotë”, deklaroi Aguero./Lajmi.net/
I would like to apologise to my teammates, staff and supporters for missing the penalty. It was a bad decision and I take full responsibility.
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) May 8, 2021