Sterling për ndërhyrjen e Zoumas: Ishte penalti
Raheem Sterling ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Chelseat se atij iu mohua një penalti.
Sport
Sterling pati një rast të mirë në një kundërsulm ku pas një depërtimi nga ana e djathtë, aty afër erdhi Kurt Zouma i cili me një ndërhyrje dërgoi topin jashtë, shkruan lajmi.net.
Sterling u ankua tek gjyqtarët për penalti, por siç potencoi anglezi, gjyqtari kishte menduar ndryshe.
“Gjyqtari tha se ishte rishikuar, por unë ende mendoj se në fund të ditës, ajo ishte një penalti”, tha Sterling.
“Unë mendoja që VAR-i është këtu për të na ndihmuar në këto raste, por unë fola me gjyqtarin dhe ai tha se e kanë shikuar rastin dhe nuk është penalti”, përfundoi Raheem Sterling./Lajmi.net/
Thank god VAR can’t rule against a superb tackle like this from Zouma.#MCICHE pic.twitter.com/AMTAAu4RRt
— Liam Gallagher (@gally1983) May 8, 2021