Shënon Ziyech, barazohet rezultati në “Etihad”

Hakim Ziyech ka shënuar gol në sfidën ndaj Manchester Cityt.

Sport

08/05/2021 19:56

Chelsea ka arritur të barazojë rezultatin në “Etihad” ndaj Manchester Cityt në kuadër të xhiros së 35-të të Premierligës, shkruan lajmi.net.

Në fakt, Chelsea ishte në disavantazh që nga pjesa e parë, por në pjesën e dytë “The Blues” arritën të barazojnë rezultatin.

Ishte futbollisti, Hakim Ziyech i cili shënoi gol të bukur me një gjuajtje me këmbën e majtë pas një asistimi nga e djathta nga Cesar Azpilicueta.

Rezultati momental, Man City 1-1 Chelsea./Lajmi.net/