Bebe Rexha promovon albumin me foto gjysmë nudo
Bebe foli për albumin e ri muzikor.

ShowBiz
Në orët e para të kësaj dite, këngëtarja Bebe Rexha ka publikuar albumin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
“Better Mistakes” titullohet albumi i dytë i Bebes, të cilin e promovoi me anë të një fotografie provokuese.
Ajo postoi foto ku shfaqet e zhveshur e pa reçipeta në pjesën e sipërme, ndërsa ka disa fjalë për albumin.
Bebe dëshiron që albumi i saj t’i përcjell pjesët e saj më të mira dhe ato të këqija, ndërsa ka disa mesazhe për fansat.
“Albumi im i dytë “Better Mistakes” është publikuar kudo !! ? Doja që ky album të përcjellë pjesët e bukura të mia, si dhe pjesët e këqija. Nëse ndiheni të thyer ose jo aq mirë sa duhet. Unë dua që ju të dini se nuk jeni vetëm. Nëse ndiheni të çmendur ose jashtë vendit. Unë dua që ju të dini që nuk jeni vetëm. Nëse ndiheni të keqkuptuar ose të vetmuar nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi të papërsosur dhe të bukur. Të gjithë bëjmë gabime. Më e mira që mund të bëjmë është të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe të pranojmë se jemi thjesht njerëzor. Kjo është historia ime”, shkruan ajo.
Bashkë me albumin e ri ajo publikoi edhe këngën “Break my heart myseld” me Travi Barker. /Lajmi.net/
