Conte ka një paralajmërim për lojtarët përpara ndeshjes ndaj Crotones

Trajneri i Interit, Antonio Conte paralajmëroi lojtarët e Interit për Crotone se nuk dëshirojnë supriza të keqe.

Sport

30/04/2021 14:38

Nerazzurri mund të fitojë titullin në Serie A këtë fundjavë nëse ata mundin Crotone nesër dhe Atalanta nuk fiton të dielën në Sassuolo, transmeton lajmi.net.

Conte u takua me Presidentin Zhang sot me pronarin, i cili është kthyer në Milano për herë të parë në shtatë muaj.

“Ishte një përshëndetje e thjeshtë pasi nuk kishim parë njëri-tjetrin për ca kohë. Ai përshëndeti lojtarët dhe na uroi fat”, tha Conte në një konferencë shtypi.

“Kundërshtarët tanë dhe ne mund të ndjehemi të lodhur, por jemi gati të arrijmë diçka historike, nuk mendoj se duhet të jemi të lodhur. Nëse dikush është, më mirë të më tregojë dhe të shkojë në stol,” vazhdoi ai.

“Është e pashmangshme: kur punon shumë, ka gjithmonë rritje personale”.

Inter do të luajë nesër në kuadër të Serie A ndaj Crotones me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/