Spalleti kërkon 4 milionë euro për sezon te Napoli

Trajneri Luciano Spalleti ka kërkuar 4 milionë euro për sezon për të pranuar punën te Napoli dhe klubi do vendos në fund të edicionit.

Sport

28/04/2021 11:41

Lidhja jo e mirë mes Gennaro Gattusos dhe Aurelio de Laurentiis ka bërë që ish trajneri i Milanit të dëshirojë largimin, transmeton lajmi.net.

Naopli momentalisht renditët në pozitën e tretë në Seria A, me pikë të barabarta me Juventusin dhe Milanin.

Sipas Gazzetta dello Sport, Napoli është në bisedime me Spalletin dhe ish trajneri i Romës ka kërkuar 4 milionë euro për sezon për ta pranuar punën.

Eksperienca e trajnerit ka bërë të shihet si perfektë për stolin e “Napolitanëve”, në rast që kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Plani B i Napolit është trajneri i Spezias, Vincenzo Italiano ose i Hellas Veronas, Ivan Juric./Lajmi.net/