Gattuso konsideron qëndrimin te Napoli
Trajneri Gennaro Gattuso është duke rikonsideruar pozitën e tij te Napoli, shkak i formës së mirë të lojtarëve dhe besimit të drejtorit sportiv.
Sport
Sipas Il Mattino, Gattuso mund të ndryshojë mendje dhe të rregullojë situatën me presidentin Aurelio de Laurentiis, transmeton lajmi.net.
Timeoue Bakayoko dhe Victor Osimhen siguruan fitoren e Napolit ndaj Torinos dhe tani janë në garë të hapur për të siguruar pozitën në Ligën e Kampionëve.
Gazeta italiane raporton se drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka treguar mbështetje të plotë te Gattuso gjatë tërë sezonit dhe ish trajneri i Milanit gjithashtu është i lumtur me formën e lojtarëve.
Tekniku thuhet se do dëgjojë ofertën e De Laurentiis nëse i propozohet rinovimi i kontratës.
Napoli momentalisht ka pikë të barabarta me Juventusin dhe Milanin, derisa kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar./Lajmi.net/